Udhëzues për botën dixhitale

A1 është një kompani telekomunikuese e përqendruar në krijimin dhe ofrimin e zgjidhjeve dixhitale konvergjente dhe të sofistikuara, që plotësojnë të gjitha nevojat e komunikimit të klientit privat, biznes dhe të çdo familjeje moderne.

Duke siguruar teknologji dhe shërbime të përshtatura me kërkesat dhe nevojat e epokës moderne, A1 po inkurajon vazhdimisht klientët e saj për të krijuar përvoja të reja dhe për të zbuluar botë të reja që ofrojnë edhe më shumë informacion, argëtim dhe miq.

Me moton "Çdo botë e juaja", qëllimi i A1 është të bëhet lider në botën dixhitale për të gjithë përdoruesit e tij, duke zhvilluar dhe ofruar përvojat dhe mjetet më të fundit të avansuara dixhitale, duke siguruar jetën më të thjeshtë të përditshme, me më shumë lidhëshmëri dhe produktivitet më të lartë. A1 është I vëmendëshëm në analizën e nevojave të komunikimit të përdoruesve të saj në mënyrë që të ofrojë shërbimet më të mira për plotësimin e nevojave të shfrytëzuesve. A1 është largpamës dhe mbështetet në teknologjinë më të re, për të kërkuar dhe gjetur mundësi të reja që synojnë përmirësimin e jetës së përditshme të klientëve. Ne gjithmonë përpiqemi të ofrojmë ide të reja dhe novatore, pasi brendi ynë është plot jetë, duke nxitur një këndvështrim pozitiv, optimist dhe duke qëndruar gjithmonë të hapur për mënyra të reja të të menduarit. A1 gjithmonë i mban premtimet e saja, kështu që klientët tanë gjithmonë mund të mbështeten tek ne, sepse ne jemi një kompani e besueshme.

A1 Maqedoni

A1 Maqedonia është një anëtar i A1 Telecom Austria Group, një ofrues kryesor i zgjidhjeve të komunikimit dhe dixhitalit në Evropën Qëndrore dhe Lindore, që vepron në shtatë vende dhe ofron shërbime për rreth 24 milion konsumatorë. Më shumë se 1.100 punonjës që punojnë nën brendin A1 janë të përkushtuar vazhdimisht për të ofruar përvojën më të mirë për më shumë se 1.200.000 klientë.

Të gjitha shërbimet në një vend të vetëm

Në përputhje me mënyrën dixhitale të jetës, A1 qëndron i përqendruar në ofrimin e shërbimeve më të mira telekomunikuese dhe dixhitale, duke ofruar një portofol të gjerë shërbimesh. Shërbimet e ofruara nga Kompania janë përshtatur plotësisht për të përmbushur nevojat e klientëve, duke përfshirë shërbime në fushën e telefonisë celulare, telefonisë fikse, internetit celular dhe optik, kabllovik dhe TV dixhital, ofertë konvergjente që përmban pako të kombinuara që përmbajnë të gjitha llojet e shërbimeve, si si dhe zgjidhje të përparuara të TIK-ut.

Në portofolin e tij të shërbimeve TIK, A1 po ofron zgjidhje të plotë për plotësimin e nevojave të komunikimit për operacionet dixhitale të klientëve të saj të biznesit. Përmes një kombinimi të zgjidhjeve teknike dhe ideve inovative, klientët marrin produkte të TIK-ut të cilat janë intuitive, efikase lehta për t'u mirëmbajtur, duke u bërë kështu një komponent i pazëvendësueshëm i biznesit të tyre të përditshëm.

“A1 Im” – Mështetja digjitale

Me përkushtim të punës në zgjidhje inovative për avansimin e përvojës digjitale, kemi ridizajnuar dhe e kemi përmirsuar aplikacionin mobil “A1 Im”, përmes së cilës shfrytëzuesit kanë informacione më transparente për shërbimet që i shfrytëzojnë.

Aplikacioni pa pagesë “A1 Im” i cili është në dispozicion për të gjithë shfrytëzuesit e A1, duke përfshirë persona fizik dhe kompanitë, shfrytëzues mobil, fikse dhe shërbime konfergjente, përmes platformave Android dhe IOS, si dhe Web verzioni, është vendi qëndror për transaksionet shfrytëzuese, si dhe menaxhim i faturave, kontroll i gjendjes për shfrytëzimin e pakove, kontroll për trafikun e realizuar, aktivizimin e pakove, tranferimi i kreditit si dhe rimushja e të njejtit, si dhe informacion për qendrën e informacioneve shfrytëzuese, e cila nënkupton informacion për modelet tarifore, për validitetin e marëveshjes, validiteti i pakove aktive dhe pakove disponuese, si dhe kanali i preferuar për komunikim me A1.

Lidhje të gjithanëshme

Përmes rrjetit të vet më të sofistikuar, A1 shfrytëzuesve i ju mundëson mbulim të plot me 4G LTE internet mobil gjithandej vendit dhe 4G+në zonat urbane dhe mbulim orej 99.8% të vendbanimeve.

Kujdes për shfrytëzuesit 24/7

Shfrytëzuesit e A1 në çdo kohë të ditës, gjatë tërë javës, munden të lidhje me agjentët tanë në Kontakt qendrën dhe gjithmonë ti marin përgjigjet më të rëndësishme për shërbimet që i shfrytëzojnë. Krenohemi me notat e larta që i marim pas secilës thirrje.

A1 punësimet

A1 e përbëjnë të rinjtë, ambicioz, me edukim të lartë dhe kuadro profesionale me moshë mesatare prej 33 vjet. Të punësuarit tanë janë qendra e biznesit tonë dinamik dhe ne e tërheqim përparësin konkurente nga shkathtësia jonë, aftësitë, fleksibiliteti dhe përgjegjësia e të punësuarve drejt klientëve tanë. Për këtë shkak të punësuarve tanë ju japim mundësi për zhvillim konstant përmes trajnimeve formale dhe jofromale, si dhe mjete të tjera për avansim. Si antar i Grupacionit Telekom Austria, punonjësve tanë ju japim mundësi që të punojnë në mjedise ndërkombëtare dhe të shkëmbejnë njohuritë, përvojat dhe praktikat më të mira me kolegët e grupacionit.

Kodeksi i sjelljes në A1 Maqedoni

Strategjia jonë e përbashkët afariste, si dhe parimet tona udhëzuese, ekipi, besimi dhe gatishmëria, na japin udhëzime se si të punojmë dhe të jetojmë në mënyrë digjitale.

Кодекс (МК) Кодекс (ENG)